“Maradona sot do të shënonte një mijë gola, Messi në kohën e tij do të ishte masakruar”

“Maradona sot do të shënonte një mijë gola, Messi në kohën e tij do të ishte masakruar”

11 Prill 2026 12:26 Alfred Lleshi Dino Baggio shprehet pa dyshime: “Diego Maradona “ka qenë më i madhi, Zoti i futbollit botëror”. Ish-mesfushori i Italisë argumenton se ndryshimi i madh mes epokave lidhet me kriterin e arbitrimit; dikur lojtarët nuk mbroheshin si sot. “Në kohën tonë të fusnin takat në pulpë, sepse lejohej. Nuk kishte rëndësi nëse godisje topin apo kyçin. Sot është më e lehtë”, – thotë ai. Sipas tij, futbolli ishte më i ashpër dhe mbrojtësit të linin shenja në çdo ndeshje, ndërsa sot faulli jepet edhe pa kontakt. Për këtë arsye, Maradona në futbollin modern “do të bënte një mijë gola”, ndërsa Lionel Messi “do të ishte po aq i fortë, por i masakruar nga kundërshtarët”. Baggio kritikon edhe futbollin e sotëm...