Burimi:
sportiim.al
Foto © sportiim.al
Maqedonia e Veriut i beson ish trajnerit të Vllaznisë
Ish trajneri i Vllaznisë Goce Sedloski (2023) emërohet trajner i Kombëtares së Maqedonisë Veriut. Ai merr vendin e Bllagoja Milevskit i cili kishte përfunduar kontratën me fqinjët e Shqipërisë. Federata e Futbollit të Maqedonisë ka marrë vendimin për emërimin e Goce Sedloskit si selektor i ri, duke i besuar drejtimin e përfaqësueses një prej figurave më emblematike të futbollit vendor. Vendimi u mor nga Bordi Drejtues i FFM-së, me propozim të komisionit ku bëjnë pjesë emra të njohur si Goran Pandev, Nikolçe Noveski dhe Agim Ibraimi. FFM njoftoi lajmin: “Bordi Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) në seancën e sotme vendosi të zgjedhë një trajner të ri për përfaqësuesesn “A” të Maqedonisë. Dhe trajneri i ri është emëruar Goce Sedloski”./Sportiim.al/ Vazhdo leximin