Mançini i fiksuar pas Kristian Shpendit, e do në radhët e Al Sad në Katar

Mançini i fiksuar pas Kristian Shpendit, e do në radhët e Al Sad në Katar

Lojtarët shqiptarë që luajnë në kampionatin italian janë të shumtë në të gjitha nivelet. Një pjesë e madhe e klubeve në Primavera kanë lojtarë shqiptarë në gjirin e tyre. Por mbetet ende shumë punë evidentimi i tyre cilësor dhe angazhimi me skuadrat kombëtare të moshave të Shqipërisë. Ndërkohë, një prej të rinjve të talentuar, Kristian Shpendi, po paraqitet mjaft mirë me Çezenën në Serie B italiane. Por në Kombëtare është ftuar vetëm në një grumbullim në duelin miqësor me Gjibraltarin. Referuar asaj që shkruan “Panorama Sport”, e cila citon “Sky Sport”, në Itali bën të ditur se për sulmuesin shqiptar ka një interesim shumë konkret nga klubi i Al Sad në Katar, ku trajner është Roberto Mançini. Ai të cilin trajneri i Kombëtares, Silvinjo, e...