Manchester United shpik “Carrick time”; tifozët rikujtojnë epokën e Alex Ferguson

Manchester United shpik “Carrick time”; tifozët rikujtojnë epokën e Alex Ferguson

Manchester United u bë legjendar për fitoret në minutat shtesë nën drejtimin e Sir Alex Ferguson, aq sa në Angli lindi termi “Fergie time”. Tani, “Old Trafford” po përjeton një version të ri, “Carrick time”. Michael Carrick, i cili e kishte përjetuar shpesh atë ndjesi si lojtar, e provoi për herë të parë si trajner në fitoren dramatike 3-2 ndaj Fulham. Pasi Manchester United u barazua 2-2 në minutën e 91-të, goli i Benjamin Šeško në 94’ solli ekstazë dhe rikthimin e besimit. “Ky është një vend i veçantë dhe ndodhin gjëra të veçanta. Të shënosh gol fitoreje të tillë të bën ta dëshirosh sërish”, – tha Carrick, pasues i Rúben Amorim. Krahasimi me Ferguson është i pashmangshëm. Wayne Rooney pranoi se tifozët “ndien atë...