Manchester United, “revolucion” në mesfushë. Mainoo rinovon, si pasues i Casemiro synohet Tonali

Manchester United, “revolucion” në mesfushë. Mainoo rinovon, si pasues i Casemiro synohet Tonali

25 Shkurt 2026 12:04 Alfred Lleshi Që prej ardhjes së Michael Carrick në stolin e Manchester United, skuadra ka ndryshuar ritëm. Pesë fitore dhe një barazim në gjashtë ndeshje kanë rikthyer ëndrrën për Champions League, ndërsa drejtuesit po mendojnë tashmë përforcimet në merkato, me mesfushën që konsiderohet prioritet absolut. Sipas gazetarit të njohur të merkatos Fabrizio Romano, me largimin e mundshëm të Casemiro, klubi anglez synon të afrojë një ose dy mesfushorë të rinj, duke valorizuar edhe lojtarët aktualë. Mes tyre është Kobbie Mainoo, i rikthyer protagonist nga Carrick, pasi kishte humbur hapësirat më parë. Pas interesimit të Napolit në dimër, klubi anglez është gati ta blindojë talentin e vitlindjes 2005 me rinovim të gjatë dhe të rëndësishëm financiarisht. Sa iu përket objektivave, Romano shpjegon:...