Manchester United në vendin e katërt i rilindur me Carrick: Nëse e bën këtë gjë, shpërblehesh
24 Shkurt 2026 8:34 Telesport Manchester United ka marrë hov pas disa vitesh të errëta. Që nga emërimi i Michael Carrick si trajner i përkohshëm, “djajtë e kuq” kanë rifituar stabilitetin dhe, mbi të gjitha, qëndrueshmërinë në rezultate. Kjo u konfirmua edhe me fitoren e ngushtë 1-0 ndaj Everton jashtë fushe. Trajneri i Manchester United, Michael Carrick, tha: “Na u desh të punonim shumë dhe t’i jepnim merita Everton, i cili na i vështirësoi gjërat, duke na detyruar shpesh të mbronim në zonën tonë të penalltisë. Shpirti me të cilin e mbrojtëm portën ishte i nivelit të lartë. Mund të luajmë më mirë se kaq, por në të njëjtën kohë, është kënaqësi të fitojmë 1-0“. Më pas ai komentoi për golin e Benjamin Seskos: “Ekzekutim...
Burimi:
telesport.al