Manaj përfshihet në aksident, klubi ende pa deklaratë

Manaj përfshihet në aksident, klubi ende pa deklaratë

Sot u raportua se sulmuesi kuqezi Rei Manaj teksa kthehej në shtëpi në rrugët e Sivas ka pësuar një aksident me makinë. Nuk raportohet ndonjë problem shëndetësor për lojtarin që u rikthye te Sivaspor vetëm pak javë më parë. Sidoqoftë pritet që klubi të dalë me një deklaratë për të sqaruar opinionin publik. Me gjasë priten ekzaminimet e rastit përpara se të shpjegohen rrethanat aksidentit por dhe parametrat shëndetësor të lushnjarit 28 vjeçar. Post navigation