Man. United fiton me përmbysje kundër Crystal Palace, Tottenham prek fundin (video)
Manchester United ka fituar 2-1 ndaj Crystal Palace në sfidën e luajtur në “Old Trafford”, e vlefshme për javën e 28-të në Premier League. Crystal Palace kaloi i pari në avantazh që në minutën e 4-të, ku Maxence Lacroix shënoi me kokë pas krosimit të Brennan Johnson nga këndi. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për miqtë. Përmbysja e “Djajve” erdhi në pjesën e dytë. Autori i golit për Crystal Palace, francezi Lacroix shkaktoi penallti në minutën e 52-të, për ndërhyrje të parregullt ndaj lojtarit të fundit, Matheus Cunha, për të cilin u ndëshkua edhe me karton të kuq. Godet i zakonshmi Bruno Fernandes, topi përfundon në rrjetë. Në minutën e 64-të, Bruno Fernandes kroson, Benjamin Sesko shënon me kokë, duke i dhënë avantazhin Man. United....
Burimi:
telesport.al