Man. United bën me zemër tifozët, Sesko heroi i ndeshjes. Aston Villa zhgënjen në shtëpi (video)

Man. United bën me zemër tifozët, Sesko heroi i ndeshjes. Aston Villa zhgënjen në shtëpi (video)

Manchester United ka marrë fitoren e tretë rresht, në ndeshjen e tretë të Michael Carrick si trajneri i ri i “Djajve të Kuq”. Man. United fitoi 3-2 ndaj Fulham, në sfidën e luajtur në “Old Trafford”, e vlefshme për javën e 24-të në Premier League. Sfida u zhbllokua në minutën e 19-të, Bruno Fernandes kroson në zonë nga goditja e dënimit, Casemiro kërcen mbi mbrojtjen kundërshtare dhe dërgon me kokë topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për “Djajtë”. Në minutën e 56-të, Matheus Cunha dyfishoi shifrat për “Djajtë”, pas një asisti të marrë nga braziliani tjetër, Casemiro, pas një topi të humbur nga mbrojtësit miq. Në minutën e 65-të, Jorge Cuenca gjeti golin për Fulham, por u anullua për pozicion jashtë loje të...