Man. City turpërohet në Norvegji, Bodo/Glimt merr fitoren e parë në Champions League për këtë sezon (video)
Bodo/Glimt ka marrë fitoren e parë për këtë sezon në Champions League, në ndeshjen e vlefshme për raundin e shtatë dhe të parafundit për këtë fazë. Norvegjezët fituan 3-1 ndaj Manchester City, në ndeshje që ata do ta mbajnë mend gjatë. Në minutën e 22-të, Kasper Høgh shënoi me kokë pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Ole Blomberg. E njëjta skenë përsëritet pas më pak se dy minutash. Aksion i shpejtë i norvegjezëve, Blomberg asiston, Hogh dyfishon shifrat me një goditje plot klas brenda zonës, duke mposhtur Donnarumma-n për herë të dytë. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Bodo/Glimt. Në minutën e 58-të, pas një topi të humbur nga Rodri, dhe një kundërsulmi të shpejtë të norvegjezëve, ishte Jens Hauge, ish-sulmuesi i Milanit...
Burimi:
telesport.al