Man. City shkatërron Liverpool-in dhe shkon në gjysmëfinalen e FA Cup. Dopietë e Haaland (video)

Man. City shkatërron Liverpool-in dhe shkon në gjysmëfinalen e FA Cup. Dopietë e Haaland (video)

4 Prill 2026 15:57 Telesport Manchester City është gjysmëfinalisti i parë i FA Cup për këtë sezon. “Qytetarët” kanë mundur 4-0 Liverpool-in në “Etihad”, ku protagonisti kryesor ishte Erling Haaland me tre gola të shënuar. Në minutën e 37-të, Virgil Van Dijk shkakton faull brenda zonës me ndërhyrjen e tij jo të rregullt ndaj O’Reilly. Penallti për Man. City, Haaland tregohet i saktë nga 11-metrat, duke zhbllokuar kështu shifrat. Në minutën shtesë të pjesës së parë, pas një krosimi të Antoine Semenyo ishte Erling Haaland që dyfishoi shifrat, duke shënuar me kokë. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për vendasit. Në fillim të pjesës së dytë, Man. City shënoi edhe dy gola të tjerë të shpejtë duke vulosur fatin e ndeshjes. Në minutën e 50-të, Semenyo...