Man. City nuk di të ndalet tani, fitorja e katërt rresht. Semenyo nderon “Qytetarët”, “dridhet” Arsenal (video)
28 Shkurt 2026 20:25 Telesport Manchester City ka marrë fitoren e katërt rresht, këtë herë duke fituar 0-1 në transfertën ndaj Leeds, ndeshje e vlefshme për javën e 28-të në Premier League. Rezultati u zhbllokua në fund të pjesës së parë, kur pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Rayan Ait-Nouri, ishte Antoine Semenyo që e kishte mjaft të lehtë vetëm të shtynte topin në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për “Qytetarët”. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund të pjesës së dytë. Man. City fiton 0-1 dhe mban vendin e dytë me 59 pikë, dy pikë më pak se Arsenali kryesues. “Topçinjtë” luajnë nesër në derbin ndaj Chelsea-s. SHIKOGOLIN
Burimi:
telesport.al