Man. City ngec në Londër, rivali i qytetit i bën dhuratën e madhe Arsenalit. Guardiolën nuk e mban dot tribuna (video)

Man. City ngec në Londër, rivali i qytetit i bën dhuratën e madhe Arsenalit. Guardiolën nuk e mban dot tribuna (video)

14 Mars 2026 22:52 Telesport Manchester City nuk ka shkuar dot më shumë se barazimi 1-1 në transfertën në Londër ndaj West Ham, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Premier League. “Qytetarët” gjetën të parët avantazhin në minutën e 31-të, ku pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Omar Marmoush, Bernardo Silva futet bukur në zonë dhe kur të gjithë prisnin pasimin e tij, ai e dërgon topin në rrjetë me një goditje të bukur parabël. Në minutën e 35-të, Mavropanos barazoi shifrat duke shënuar me kokë, pas krosimit të Jarrod Bowen nga goditja e këndit. Pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1. Rezultati nuk ndryshoi as në pjesën e dytë, pavarësisht zëvendësimeve të kryera nga të dy ekipet dhe...