Mallorca merr fitoren e sezonit, Vedat Muriqi fundos Real Madridin (video)
Mallorca ka fituar 2-1 ndaj Real Madridit, në sfidën e luajtur në stadiumin “Mallorca Son Moix”, e vlefshme për javën e 30-të në La Liga. “Los Blancos” kanë bërë një paraqitje shumë të dobët, ndoshta më e dobta e këtij sezoni. Rasti i vetëm i rrezikshëm për pjesën e parë për madrilenët ishte ai i Kylian Mbappe në minutën e 22-të, por goditja e francezit u ndal nga Leo Roman. Sfida u zhbllokua në minutën e 42-të, ku pas një krosimi të Pablo Maffeo dhe mungesës së vëmendjes të mbrojtjes madrilene, ishte Manu Morlanes që zhbllokoi shifrat, duke dërguar topin në rrjetë. Pjesa e dytë ishte nën ritmet e pjesës së parë. Goli i barazimit u shënua në minutën e 88-të, ku Eder Militao i...
Burimi:
telesport.al