Malagò: Largimi i Mancinit në vitin 2023? E rëndësishme është që kërkoi falje…

Malagò: Largimi i Mancinit në vitin 2023? E rëndësishme është që kërkoi falje…

Giovanni Malagò komentoi rikthimin e Roberto Mancinit në stolin e Italisë, duke u ndalur edhe te dorëheqja e tij në vitin 2023. “Më pyesni nëse është marrë parasysh e kaluara e Mancinit? Sigurisht. Fakti që Roberto kërkoi falje ka qenë shumë i rëndësishëm. Kjo është edhe një nga bazat e konferencës së të mërkurës. Është e qartë se janë bërë të gjitha vlerësimet e mundshme” Presidenti i FIGC-së deklaroi se dita e martë ishte pozitive për futbollin italian, duke shmangur polemikat me ministrin e Sportit, Andrea Abodi: “Kush ka dalë keq? Sot e konsideroj një ditë të bukur për futbollin. Çfarëdo që them keqinterpretohet. Dua të ndalem me kaq”. Duke folur për Antonio Conten dhe Giorgio Chiellinin, Malagò tha: “Conte është trajner me një histori...