No Image Available

Malago, kandidati kryesor për post Gravina në FIGC

Lega Serie A me takimin e parashikuar për sot përbën një hap vendimtar për të ardhmen e futbollit italian, pasi synon të identifikojë pasardhësin e Gabriele Gravinës në Federatë përpara votimit të 22 qershorit. Kategoria e parë (Serie A) përbën “vetëm” 18% të votave, por qëndrimi i klubeve të Serie A, të cilat kanë nominuar Xhovani Malagon si presidentin e ardhshëm të FIGC, padyshim që do të jetë një tregues kyç sa i takon kandidatëve post Gravina. Kështu Malago është planifikuar të takohet me 20 presidentët e klubeve të Serie A, të cilët e kanë nominuar atë si kandidatin e tyre për presidencën e FIGC-së të hënën e ardhshme, më 20 prill. Ndërkohë përpos Malagos edhe Paolo Maldini e Alesandro Del Piero janë emrat enxehtë...