Makth për Bruno Fernandes, i hakohet llogaria “X”. Fyerje ndaj pronarit dhe video tronditëse
12 Janar 2026 13:52 Alfred Lleshi Nuk ka qetësi për Manchester United as në fillim të vitit 2026. Pas shkarkimit të Amorim dhe eliminimit të dhimbshëm nga “FA Cup” ndaj Brighton, klubi u trondit nga shkelja e privatësisë së kapitenit Bruno Fernandes. Të dielën, profili i tij zyrtar në “X”, me 4.5 milionë ndjekës, u hakerua dhe u mbush me përmbajtje fyese e absurde, duke shkaktuar panik te tifozët dhe drejtuesit. Sulmi nisi me një njoftim surreal për një “transferim” te Macclesfield Town (divizioni i gjashtë), i ndjekur nga video pornografike, fyerje ndaj Alisha Lehmann dhe publikimi i fotos së rezultatit Liverpool–United 7-0, humbja historike e vitit 2023. Momenti më kritik erdhi me sulmin ndaj pronësisë “të çlirohemi nga Ineos”, aksioneri minoritar i klubit. Manchester...
Burimi:
telesport.al