Maignan me zemër kuqezi: Milanist përjetë, sa krenari me shiritin e kapitenit
13 Mars 2026 10:49 Alfred Lleshi Kur pritet të publikohet dokumentari “Beyond the Magic” mbi karrierën e portierit të Milanit, Mike Maignan, në disa deklarata që “Corriere dello Sport” zbuloi paraprakisht, francezi flet për lidhjen e tij të thellë me ngjyrat kuqezi: “Kur luajmë duket madhështia e klubit. Sa herë arrijmë në Milanello duhet të japim maksimumin, për fëmijët, për gjyshërit, për ata që mbështesin Milanin prej brezash. Ky është shpirti ynë dhe kjo është arsyeja pse do të jem milanist përjetë”. Për shiritin e kapitenit shtoi: “Në të shkuarën iu thoja trajnerëve të akademisë se nuk kishte nevojë ta merrja, sepse ndihesha kapiten edhe pa të. Tani, ta kem shiritin është krenari dhe përgjegjësi për mua”. Maignan foli edhe për Massimiliano Allegri: “Është një...
Burimi:
telesport.al