Maignan, fjalim lideri para performancës spektakolare. Agjenti zbarkon në Milano për rinovimin

Maignan, fjalim lideri para performancës spektakolare. Agjenti zbarkon në Milano për rinovimin

Para ndeshjes, Mike Maignan mbajti një fjalim motivues për shokët e skuadrës, më pas realizoi një performancë monstruoze me të paktën katër ndërhyrje të mëdha, që dukeshin si “mrekulli”. Ai, së bashku me bashkëkombasin Rabiot, ishte protagonist në fitoren e Milanit ndaj Como. Maignan u rikthye “Magic”, lider në fushë dhe jashtë saj: “Djema, sonte i shkojmë deri në fund. Gjithçka ndodh në futboll, por duhet të shikojmë gjithmonë përpara… Deri në fund, derisa arbitri të vërshëllejë tri herë”, – tha para bashkëlojtarëve. Rinovimi është shumë pranë. Sipas Rabiot, “ka dëshirë të qëndrojë”. Portieri francez ka marrëveshje me klubin për kontratë deri më 2029, me opsion për 2030, dhe pagë të dyfishuar. Maignan do të kalojë nga 2.8 milionë në 5,5 milionë euro bazë, që...