Maguire: Fitorja ndaj Arsenal na ka motivuar, Carrick ka sjellë energji të re dhe mentalitet fituesi
28 Janar 2026 10:49 Telesport Mbrojtësi anglez Harry Maguire duket se është rikthyer protagonist te Manchester United me trajnerin e ri Michael Carrick. Ai e vlerëson shumë suksesin që “djajtë e kuq” arritën ndaj Arsenal në sfidën e fundit në Premier League. “Është absolutisht një fitore e madhe. E dimë që ndeshja e parë nën drejtimin e Michael Carrick ishte derbi i Manchesterit në “Old Trafford”. Gjithmonë motivohesh për ato ndeshje dhe rezultate të tilla mund të ndodhin. Por e dinim se duhej ta mbështesnim ndaj Arsenal dhe ia dolëm mbanë”, tha Maguire. “Folëm për këtë para ndeshjes me Arsenal dhe pati sukses. Michael Carrick ka ardhur dhe ka qenë i shkëlqyer me ne. Ai ka sjellë energji të freskët dhe grupi është galvanizuar vërtet....
Burimi:
telesport.al