Mafia, hundëfutje edhe tek Lojërat Olimpike…

Mafia, hundëfutje edhe tek Lojërat Olimpike…

Përgatitjet për Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026”, janë kthyer në një fushëbetejë mes shtetit italian dhe krimit të organizuar. Siç raporton The Guardian, projektet gjigante ndërtimore kanë shërbyer si një portë për infiltrimin e mafies, duke përsëritur skenarët e errët të ngjarjeve të mëdha të kaluara, si Ekspozita Botërore e vitit 2015. Në tetor të vitit të kaluar, një hetim i gjerë i karabinierëve në Belluno çoi në arrestimin e tre personave, përfshirë dy anëtarë të grupit famëkeq të tifozëve “Lazio Ultras”. Ata akuzohen se tentuan të merrnin nën kontroll Cortina d’Ampezzo përmes një plani me tre faza: dominimin e tregut të drogës, marrjen e klubeve të natës dhe, më e rëndësishmja, shantazhimin e këshillit lokal për të fituar kontratat e majme të ndërtimit...