Mac Allister: Mbrojtja e titullit tashmë e pamundur, po ndërtojmë diçka të bukur për të ardhmen
Mbrojtja e titullit në Premier League nuk është më një objektiv për Liverpool. Këtë gjë e konfirmoi mesfushori i kampionëve në fuqi Alexis Mac Allister, njeriu që i dha fitoren “reds” në ndeshjen e fundit në kampionat, me një gol në minutat shtesë. “Titulli është i vështirë këtë sezon, por mendoj se po ndërtojmë diçka të bukur për të ardhmen. Ky është vetëm fillimi i diçkaje të madhe“, tha argjentinasi, kampion botë në fuqi me kombëtaren e vendit të tij. “Vjet nuk mendoja se do ta fitonim Ligën kaq lehtë, sepse jemi në një proces që sapo ka filluar. Për shumë njerëz, ka qenë një ndryshim i madh. Trajneri dhe ekipi e dinë se mund të vazhdojmë të përmirësohemi dhe shpresoj se ky është fillimi...
Burimi:
telesport.al