Lyon merr fitoren e gjashtë radhës, “skuqet” Endrick
7 Shkurt 2026 23:09 Telesport Lyon i drejtuar nga Paolo Fonseca ka marrë fitoren e gjashtë rresht në Ligue 1. Viktima e fundit është Nantes, ku Lyon fitoi 0-1 në transfertë. Vendimtar ishte goli i shënuar nga Pavel Sulc në minutën e 25-të, që solli tre pikët e fitores për Lyon. Braziliani Endrick, në qendër të vëmendjes në ditët e fundit, pas formës së mirë të treguar te Lyon, ku ka shënuar 5 gola deri tani, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 61-të të takimit. Sulmuesi i huazuar nga Real Madrid kreu një ndërhyrje të ashpër nga pas me takë ndaj kundërshtarit, gjë që solli ëprjashtimin direkt të tij nga fusha. Pas kësaj fitoreje, Lyon renditet në vendin e tretë me 42...
Burimi:
telesport.al