Lushnja nuk kalon provën e madhe, Laçi rekordmen me 12 fitore radhazi

Lushnja nuk kalon provën e madhe, Laçi rekordmen me 12 fitore radhazi

Në Kategori të Parë u luajt java e 26-të teksa sot në orën 15:00 të gjashtë takimet e programuara ishin plot emocione deri në fund të 90′. Tre kryesuesit i’a dolën të fitonin në transfertë duke ruajtur pozicionet në tabelë me Skënderbeun e Laçin që afrohen gjithnjë e më shumë me promovimin në Abissnet Superiore. Korçarët morën tri pikë në Fier me Apoloninë (0-1) ndërsa bardhezinjtë kurbinas arritën të fitonin po 0-1 ndaj Korabit në Peshkopi. Kjo ishte fitorja e 12 radhazi për skuadën e Shensojit, një rekord më vete për klubin e drejtuar nga Pashk Laska por dhe për futbollin shqiptar të këtij niveli. Nuk ndahet Pogradeci i cili fitoi në Luz të Vogël ndaj një Bese të ‘rinovuar’ 2-3. Ndërkaq derbi i Krujës...