Lushnja dhe Apolonia, nga krenari e Myzeqesë në periferi të futbollit shqiptar

Lushnja dhe Apolonia, nga krenari e Myzeqesë në periferi të futbollit shqiptar

Ka rënie që janë thjesht sportive, sepse nuk posedohen financat e duhura, pa të cilat sot nuk bën dot përpara në futboll. Ka rënie që janë turp kolektiv, sepse paratë nuk kanë qenë problemi. Kjo e dyta ka ndodhur me Lushnja dhe Apolonia, dy skuadrat fqinje myzeqare, që kanë rënë nga Kategoria e Parë. Të dyja, nga sezoni i ardhshëm, në mënyrë të pabesueshme, do të militojnë në Kategorinë e Dytë. Dy emra historikë, dy qytete me kulturë futbolli të rrallë, dy tifozëri të zjarrta e shohin veten në rrokullisje turpëruese. Kjo, jo për mungesë tradite, jo për mungesë talentesh, as financash, sidomos në rastin e lagunarëve. Degradimi ka ardhur për mungesë drejtimi, vizioni dhe përgjegjësie. Lushnja nuk është një klub i zakonshëm, por që...