Luka Modric i ‘mërzit’ të pasionuarit e futbollit, e ardhmja e tij te Milani në pikëpyetje

Luka Modric i ‘mërzit’ të pasionuarit e futbollit, e ardhmja e tij te Milani në pikëpyetje

Pas një tjetër sezoni brilant si futbollist i jashtëzakonshëm, Luka Modric po reflekton mbi të ardhmen e tij te Milani, duke u përballur me një zgjedhje të rëndësishme në karrierën e tij.Kontrata e mesfushorit kroat përfundon më 30 qershor, dhe marrëveshja aktuale me vlerë 3.5 milionë euro në vit do të mbarojë. Modric po vlerëson të gjitha opsionet: nga vazhdimi si lojtar te roli i trajnerit ose drejtuesit sportiv. Duke pasur parasysh një sezon të ardhshëm të ngarkuar, që përfshin edhe Ligën e Kampionëve, ai mund të mendojë edhe për tërheqjen nga futbolli, por duke mbetur te kuqezinjtë.Nga ana e tij, Milani është i gatshëm të ofrojë rinovimin për një sezon tjetër, duke bërë që këto ditë dhe javë të jenë vendimtare për të përcaktuar...