Luis Enrique shpreson në një përforcim surprizë: Të hapur për nënshkrime edhe në janar
Ende nuk dihet nëse PSG, kampionët e Europës, do të ndërhyjnë në merkaton e janarit edhe pse tifozët bëjnë thirrje për nënshkrime të reja, për të nxitur ekipin në gjysmën e dytë të sezonit. Shembulli i Kvaratskhelia, i cili mbërriti në janar 2025 dhe u tregua vendimtar në muajt në vijim, është ende i freskët në kujtesë. Megjithatë, PSG nuk duket se është me nxitim, të paktën sipas trajnerit të tyre. Në prag të ndeshjes së Ligue 1 kundër Lille, trajneri Luis Enrique sqaroi qëndrimin e klubit. “Ne jemi padyshim të hapur për mundësi të reja. Gjithmonë jemi të gatshëm të shfrytëzojmë një mundësi, por pa asnjë nxitim“, tha Luis Enrique. Një mesazh i qartë: asnjë revolucion i afërt, vetëm ndryshime të synuara potenciale. Ndërkohë...
Burimi:
telesport.al