Luis Enrique, pas fitores 2-0: Kthimi në “Anfield” nuk do të jetë i lehtë, do të vuajmë

Luis Enrique, pas fitores 2-0: Kthimi në “Anfield” nuk do të jetë i lehtë, do të vuajmë

9 Prill 2026 8:06 Alfred Lleshi “Isha i bindur që do të bënim mirë dhe jemi të kënaqur. Jemi mësuar të luajmë kundër skuadrave që ndryshojnë, edhe me pesë mbrojtës”. Kështu u shpreh trajneri i PSG-së, Luis Enrique, pas fitores 2-0 ndaj Liverpool-it në çerekfinalen e parë të Champions League. “Nëse dikush mendon se shkojmë në Liverpool dhe e kalojmë lehtë, gabon. Besoj se do të vuajmë shumë në ‘Anfield’, i paralajmëroj lojtarët e mi për këtë”, – shtoi “Lucho”. Walter Sabatini i dërgon një mesazh: “Sa herë që fiton, unë ndihem më mirë. Mushkëritë e mia janë më elastike”. “Lajm i mrekullueshëm, kam shumë dashuri për Walter Sabatini, është një person shumë i veçantë, – tha trajneri spanjoll për “Prime”. – Më ka mësuar...