Luis Enrique: Ndeshjet janë ndryshe nga njëra-tjetra, avantazhi prej 3 golash mund të zhduket në një çast
Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, në prag të ndeshjes së dytë të Champions League kundër Chelsea, foli në një konferencë për shtyp, duke u përqendruar ekskluzivisht në menaxhimin e ndeshjes. “Të luash këto ndeshje është gjithmonë ndryshe. Si ekip dhe kampionët në fuqi, duhet të përqendrohemi në detajet dhe momentet kyçe. Kemi një avantazh, por e dimë se mund të zhduket në një çast“, tha trajneri spanjoll. Më tej, ai foli për vështirësinë e përballjes me ekipet angleze: “Është gjithmonë kënaqësi të luash kundër klubeve angleze: është niveli më i lartë. Vitin e kaluar u përballëm me pothuajse të gjithë, dhe këtë vit do të jetë ngjashëm”. “Kemi një avantazh dhe diferencë prej tre golash, por futbolli është i pabesueshëm. Kundër Chelsea, ndeshja e...
Burimi:
telesport.al