Luis Enrique: Jam pro kartonit portokalli dhe skuadrave me 10 lojtarë

Luis Enrique: Jam pro kartonit portokalli dhe skuadrave me 10 lojtarë

17 Janar 2026 12:41 Alfred Lleshi Trajneri i PSG, Luis Enrique, është shprehur pro një reforme radikale të futbollit, duke hapur zyrtarisht debatin për futjen e “kartonit portokalli”. Sipas teknikut spanjoll, sporti duhet të evoluojë për të mbetur tërheqës, madje ai ka përkrahur edhe idenë e propozuar më herët nga Michel Platini për të ulur numrin e lojtarëve në 10 për skuadër, me qëllim krijimin e më shumë hapësirave në fushë. Në prag të ndeshjes së Ligue 1 kundër Lille, Luis Enrique mbështeti konceptin e një “përjashtimi të përkohshëm”, në stilin e “sin-bin” të regbi. Ai foli konkretisht për kartonin portokalli, një ndëshkim i ndërmjetëm që do ta nxirrte lojtarin nga fusha për 20 minuta: “Duhet të vazhdojmë të kërkojmë zgjidhje të tilla. Është thelbësore...