Luis Enrique: Ëndrra ime është te kem 20 lojtarë që mund të luajnë në çdo pozicion në fushë
3 Prill 2026 11:25 Telesport Pushimi ndërkombëtar ka mbaruar, ligat janë rikthyer dhe duke pasur parasysh këtë, Ligue 1 rinis sonte me kampionët e PSG kundër Toulouse. Luis Enrique, trajneri i PSG, analizoi ndeshjen në një konferencë për shtyp dhe raportoi mbi gjendjen e ekipit: “Për fat nuk ka lëndime. Do të shohim para ndeshjes se cila është gjendja fizike dhe mendore e lojtarëve”. “Është koha të mësojmë se si të menaxhojmë rikthimin nga pushimi. Është si të luash Tetris. Duhet të shikosh jo vetëm numrin e minutave të luajtura dhe udhëtimeve, por edhe se si ndihen ata. Për të fituar trofe, kemi nevojë për të gjithë. Dhe do të shohim nesër sa e rëndësishme është të kesh lojtarë të aftë të hyjnë në fushë...
Burimi:
telesport.al