“Luis Enrike e ndryshoi të gjithë PSG-në”, Hakimi nuk i kursen e elozhet për trajnerin: Tani luajmë për njëri-tjetrin
Açraf Hakimi ka dhënë një intervistë për mikrofonin e “Sky Sports”, ku ka folur për finalen e Ligës së Kampionëve që po afrohet gjithnjë e më shumë, si dhe për trajnerin e tij, Luis Enriken. Mbrojtësi maroken nuk i ka kursyer elozhet për trajnerin katalanas. Hakimi ka thënë se Luis Enrike ndryshoi mentalitetin e PSG-së dhe tani lojtarët janë më të bashkuar dhe luajnë të gjithë për njëri-tjetrin. “Ai e ndryshoi të gjithë PSG-në. Që kur ka mbëritur, të gjithë e kanë ndryshuar mentalitetin. Tani jemi një ekip, luajmë për njëri-tjetrin, vrapojmë për njëri-tjetrin, jemi një familje. Të luajturit kështi na e bën gjithçka më të lehtë. Jam me fat që jam në këtë ekip, me këta shokë skuadre dhe me këtë trajner. Ai më...
Burimi:
sportekspres.com