Lufta në Lindjen e Mesme/ MotoGP rrezikon seriozisht kalendarin

Lufta në Lindjen e Mesme/ MotoGP rrezikon seriozisht kalendarin

Formula 1 është prekur vetëm pjesërisht, të paktën për momentin, nga kriza serioze në Lindjen e Mesme. Çmimi i Madh i Australisë në Melbourne do të zhvillohet sipas planit, pavarësisht disa vështirësive logjistike për ekipet. Të panjohurat më të mëdha kanë të bëjnë me javët e ardhshme: Çmimi i Madh i Bahreinit dhe Arabisë Saudite janë planifikuar për në prill. Nëse kriza nuk zgjidhet, të dyja ngjarjet janë në rrezik. Ndërkohë, situata në Botërorin e MotoGP është më e ndërlikuar. “Nuk ka gjasa të jemi atje më 12 prill, por nuk mund ta them me siguri tani për tani”, tha Karmelo Ezpeleta, CEO i kompanisë që menaxhon Kampionatin Botëror. “Të zhvendoset? Mund të them vetëm se e përjashtoj përfundimisht shkuarjen diku tjetër. Jemi të qetë...