Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja e futbollit
Konflikti në Lindjen e Mesme po jep pasoja edhe për Shqipërinë. Anulohet miqësorja Shqipëri U-21-Japoni e programuar për t’u zhvilluar në Antalia të Turqisë. Kjo është miqësorja e dytë që anulohet pas asaj me SHBA-të. Takimi do luhej në fund të këtij muaji. FSHF kishte bërë edhe posterin e takimit, ku njoftonte se më 27 mars, në Antalia, do mbahej përballja mes dy skuadrave të futbollit. Shkak është bërë pikërisht lufta në Lindjen e mesme dhe sulmet me dronë dhe raketa nga ana e Iranit ndaj vendeve të Gjirit, Qipros dhe deri Turqisë.
Burimi:
sot.com.al