Lufta në Iran, Asani dhe Regi Lushkja largohen nga vendi
Dy futbollistët shqiptarë Jasir Asani dhe Regi Lushkja kanë lënë Iranin, duke mos rrezikuar më tej pas bombarimeve amerikane dhe izraelite. Bëhet me dije se klubi i Esteghalit ka ndihmuar sulmuesin e kombëtares Jasir Asani për t’u larguar nga Teherani. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Regi Lushkjën, futbollistin shqiptar të Traktorit, i cili tashmë ka kaluar kufirin. Kujtojmë që pjesëmarrja e Iranit në Botëror është në rrezik.
Burimi:
vizionplus.tv