Luajnë për trofeun e Ligës së Konferencës, Balliu bën humor me shokun e ekipit: Do t’i mbjellim flokët nëse fitojmë
Rajo Vajekano do të përballet me Kristal Palasin më datë 27 maj në finalen e Ligës së Konferencës. Mediat kanë qenë sot të pranishme në kampin e skuadrës spanjolle, ku kanë zhvilluar një intervistë edhe me mbrojtësin shqiptar, Ivan Balliu. Lojtari i Kombëtares shqiptare ka deklaruar se të gjithë lojtarët, qoftë ata që luajnë më pak, e kanë shkëndijën e duhur në prag të kësaj sfide. Por nuk ka munguar edhe humori nga ana e Balliut. I pyetur se çfarë premtimi jepte nëse Rajo Vajekanoja do të fitonte trofeun, mbrojtës i krahut të djathtë u përgjigj se do t’i vendosnin flokë shokut të skuadrës, Isi Palazonit. Ai ka thënë me humor se një udhëtim në Turqi, një vend që njihet për mbjelljen e flokëve, nuk...
Burimi:
sportekspres.com