Lot dhe krenari! As Kosova nuk mundi të na e bëjë ëndrrën realitet

Lot dhe krenari! As Kosova nuk mundi të na e bëjë ëndrrën realitet

Ëndrra “Botëror” është mbyllur edhe për Kosovën mbrëmjen e sotme. “Dardanët” janë mposhtur në finalen e play-off-it nga Turqia me rezultatin 1-0. Edhe pse Kosova ka bërë një paraqitje mjaft dinjitoze, duke krijuar mjaft raste në pjesën e parë të sfidës dhe duke dominuar lojën në tërësi, janë turqit ata që do t’i bashkohen ekipeve finaliste që do të luajnë këtë verë në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Në minutën e 53-të të ndeshjes, turqit e drejtuar nga Montella përfituan nga një shpërqendrim i mbrojtjes vendase për të kaluar në avantazh. Dardanët shtuan forcat në sulm, pasi Foda hodhi në fushë gjithë arsenalin e tij, por asgjë nuk mundi të ndryshojë. Në fund ishin turqit ata që festuan në “Fadil Vokrri”, duke u kualifikuar për në...