Lookman e mbyll me Atalantën, gati akordi me skuadrën e re
Telenovela e merkatos që lidhet me Ademola Lookman mund të mbyllet shumë shpejt, me Fenerbahçen që ka intensifikuar kontaktet për ta transferuar sulmuesin nigerian në Turqi. Bisedimet me Atalantën po ecin me ritëm të shpejtë dhe klubi turk synon ta ketë lojtarin gati që për ndeshjen e së hënës ndaj Kocaelisporit. Paketa totale e operacionit arrin në 40 milionë euro, 35 milionë plus 5 milionë bonuse. Atalanta ende nuk ka dhënë miratimin përfundimtar, por shifrat janë pranë kërkesave të klubit bergamask. Lookman do të firmoste një kontratë katërvjeçare e gjysmë, me pagë rreth 9 milionë euro në sezon, përfshirë bonuset. Në garë është futur edhe Atletico Madrid, që po kërkon zëvendësues për Raspadorin e shitur te Atalanta. Ky transferim do të ndikonte edhe te Milani,...
Burimi:
sot.com.al