Lojtari i Napolit vishet kuqezi, mesfushori braktis Italinë për Shqipërinë

Lojtari i Napolit vishet kuqezi, mesfushori braktis Italinë për Shqipërinë

Shqipëria ka fituar një tjetër talent. Luis Hasa ka zgjedhur të vishet kuqezi. Mesfushori shqiptar, i cili është formuar në akademinë e Juventusit, ka vendosur të ndërrojë Kombëtare. Futbollisti 22-vjeçar më parë ka luajtur për moshat e “axurrëve”, teksa ka arritur të jetë vendimtar në fitimin e trofeut të Kampionatit Europian me Italinë U19. Por tashmë karriera e tij ndërkombëtare do të vazhdojë me të tjera ngjyra. FIFA ka zyrtarizuar ndërrimin e Kombëtares për Luis Hasën, që duket se do të veshë së shpejti fanellën e ekipit kombëtar shqiptar. Talenti shqiptar tashmë luan në Serinë B me Karrarezen, ekip në të cilin është huazuar nga Napoli./Sport Ekspres/