Lojtari i Chelsea-t i vetëofrohet Milanit, kuqezinjtë e refuzojnë. Ja arsyeja
1 Shkurt 2026 17:35 Telesport Në pritje të transferimit të Jean-Philippe Mateta, “MilanNews” raporton se kuqezinjtë i kanë mbyllur derën njëherë e mirë mbrojtësit të Chelsea-t, Axel Disasi. Francezi i përjashtuar nga ekipi i parë i “Bluve” për pjesën e parë të sezonit, ka kërkuar transferimin te Milan. Ideja ka qenë për huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit. Pas “vlerësimeve teknike” të bëra nga trajneri Max Allegri, Milan ka vendosur përfundimisht të mos nënshkruajë me mbrojtësin 27-vjeçar, duke besuar te Koni De Winter, i transferuar verën e kaluar për 20 milionë euro. Këto orë të fundit të mbetura nga afati i merkatos dimërore, e cila mbyllet nesër në mbrëmje, Milan do të jetë i foksuar totalisht te zyrtarizimi i marrëveshjes për Jean-Philippe...
Burimi:
telesport.al