Liverpool rikthehet te fitorja në Premier League, të kuqtë bëjnë detyrën ndaj Fulham (video)
Liverpool është rikthyer te fitorja në Premier League, pas tre javësh. Të kuqtë mposhtën Fulham 2-0 në “Anfield”, në sfidën e vlefshme për javën e 32-të. Sfida u zhbllokua në minutën e 36-të, ku pas një asisti të Florian Wirtz, ishte 17-vjeçari Rio Ngumoha, i cili shënoi një gol tejet të bukur, me një goditje klasi brenda zonës. Në minutën e 40-të, ishte radha e Mohamed Salah për të dyfishuar shifrat, pas asistit të Cody Gapko. Egjiptiani shënoi me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Liverpool-in. Fulham e nis më mirë pjesën e dytë dhe gjen golin me Sasa Lukic, por që anullohet për pozicion jashtë loje. Në minutën e 78-të, Emile Smith Roëe provon të...
Burimi:
telesport.al