Liverpool “qan” mungesën e Wirtz, ja kur pritet të kthehet ylli gjerman

Liverpool “qan” mungesën e Wirtz, ja kur pritet të kthehet ylli gjerman

2 Mars 2026 11:11 Alfred Lleshi Kalendari është i ngjeshur, por Liverpool-i nuk dëshiron të marrë përsipër rreziqe të panevojshme. Florian Wirtz do të qëndrojë jashtë edhe disa ditë, ndërsa stafi mjekësor i “Reds” po menaxhon me kujdes rikuperimin nga problemi i shpinës që e ka ndaluar në javët e fundit. Mesfushori gjerman ka munguar në fitoret ndaj Nottingham Forest dhe West Ham, me shumë gjasa nuk do të jetë i gatshëm as për dy sfidat e ardhshme në Premier League ndaj Wolverhampton. Arne Slot konfirmoi linjën e kujdesit: “Ndeshja e nesërme është ndoshta shumë pranë, ndoshta edhe ajo e fundjavës. Shpresojmë ta kemi përsëri gati javën e ardhshme”. Wirtz e kishte nisur 2026 me formë të shkëlqyer, 4 gola dhe 2 asiste në 6 ndeshje,...