Liverpool nuk mund të gabojë më, dy gola të shpejtë ndaj Fulham për pjesën e parë (video)

Liverpool nuk mund të gabojë më, dy gola të shpejtë ndaj Fulham për pjesën e parë (video)

11 Prill 2026 19:20 Telesport Pas tre javëve pa fitore, Liverpool duket në rrugën e duhur sot për të marrë tre pikët. Pjesa e parë ndaj Fulham është mbyllur 2-0 për të kuqtë, në sfidën e luajtur në “Anfield”, e vlefshme për javën e 32-të. Sfida u zhbllokua në minutën e 36-të, ku pas një asisti të Florian Wirtz, ishte 17-vjeçari Rio Ngumoha, i cili shënoi një gol tejet të bukur, me një goditje klasi brenda zonës. Në minutën e 40-të, ishte radha e Mohamed Salah për të dyfishuar shifrat, pas asistit të Cody Gapko. Egjiptiani shënoi me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Liverpool-in. SHIKOGOLAT