Liverpool mendon për Sorloth, por Atletico Madridi “ngre murin” mbi 30 milionësh

Liverpool mendon për Sorloth, por Atletico Madridi “ngre murin” mbi 30 milionësh

26 Dhjetor 2025 13:12 Alfred Lleshi Liverpool-i po shqyrton forca të reja sulmuese për të zëvendësuar mungesën e Alexander Isak, i cili do të qëndrojë jashtë për një pjesë të rëndësishme të sezonit, për shkak të dëmtimit. Një alternativë e mundshme vjen nga La Liga; sulmuesi norvegjez i Atlético Madridit, Alexander Sorloth. Sipas “Marca”, Atlético kërkon më shumë se 30 milionë sterlina për ta lënë të lirë Sorloth, duke e bërë transferim të shtrenjtë për “Reds”. Fillimisht ishte menduar një huazim afatshkurtër, por Atlético nuk ishte dakord, duke e konsideruar sulmuesin element kyç të skuadrës së Diego Simeone. Sorloth realizoi 24 gola në sezonin e kaluar dhe vlerësohet për prezencën e tij në momente kyçe, si dhe punën pa top. Gjendja shëndetësore e Isak po...