Liverpool me tjetër trajner? Slot ka justifikime, por e ardhmja nuk është e sigurt
3 Prill 2026 10:18 Alfred Lleshi Rikthimi i Jürgen Klopp në “Anfield” për një event bamirësie ka theksuar momentin e vështirë të Arne Slot. Për herë të parë që nga 2015-2016, Liverpool-i ka humbur 10 ndeshje në një vit në Premier League, ndërsa largimi i paralajmëruar i Mohamed Salah në fund të sezonit ka trazuar situatën. Sipas “The Athletic”, dy javët e ardhshme do përcaktojnë fatin e klubit. Përballja me Manchester City në “FA Cup”, më pas dy ndeshjet e Champions-it ndaj PSG-së dhe derbi me Everton. Aktualisht, Liverpool është i pesti, 6 pikë larg vendit të tretë që mban Manchester United. Në fund të këtij cikli, skuadra mund të luftojë për dy gjysmëfinale, ose të dalë nga zonat e Europës. “Fenway Sports Group” vazhdon...
Burimi:
telesport.al