Liverpool mbyll vitin me fitore, Wirtz zhbllokohet më në fund (video)

Liverpool mbyll vitin me fitore, Wirtz zhbllokohet më në fund (video)

27 Dhjetor 2025 17:55 Telesport Liverpool e ka mbyllur vitin me fitore, duke mposhtur 2-1 Wolves në “Anfield”, për javën e 18-të në Premier League. Fillimisht Rayan Gravenberch zhbllokoi shifrat pas asistit fantastik të Jeremy Frimpong. Një minutë më pas, Florian Wirtz shënon golin e parë me fanellën e Liverpool-it. Gjermani gjeti rrjetën pas një asistit të mrekullueshëm të Hugo Ekitike. Miqtë e nisën shumë mirë pjesën e dytë, duke gjetur avantazhin me Santiago Bueno, i cili shënoi në minutën e 51-të, pas topit të ardhur nga goditja e këndit. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, Liverpool fiton 2-1 dhe renditet në vendin e 4-të me 32 pikë, Wolves në fund me vetëm dy pikë. Në ndeshjet e tjera, Fulham fitoi në transfertë derbin...