Liverpool mbetet duarbosh, ylli i madh zgjedh përfundimisht City-n. Zbulohen detajet

Liverpool mbetet duarbosh, ylli i madh zgjedh përfundimisht City-n. Zbulohen detajet

18 Janar 2026 16:17 Telesport Marc Guehi mund të quhet me plot gojën lojtari më i ri i Manchester City. “Qytetarët” kanë arritur marrëveshjen me Crystal Palace për transferimin e qendërmbrojtësit anglez për 20 milionë paundë. Kontrata e tij me Crystal Palace skadonte në qershor të këtij sezoni, por Man. City nuk priti dot që ta transferonte falas, ndaj vendosi të paguante shumën e kërkuar nga klubi i tij dhe të finalizojë transferimin e bujshëm brenda merkatos së janarit. Për Guehi ka pasur një interesim shumë të madh nga Liverpool. Madje, në ditën e fundit të merkatos së verës, Guehi ishte shumë pranë zyrtarizimit te klubi i kuq, por transferimi dështoi në orën e fundit. Megjithatë, Liverpool kishte shpresa për transferimin e mbrojtësit gjatë merkatos...