Liverpool ka gati përforcimin e parë për sezonin e ri, vjen nga Tottenham dhe do të kushtojë rreth 100 milionë euro
20 Shkurt 2026 16:49 Telesport Sikur të mos mjaftonte merkato e çmendur e verës së kaluar, që në fakt nuk është se ka rezultuar shumë pozitive deri tani, Liverpool duket se do të jetë sërish shumë aktiv edhe gjatë kësaj vere. Sipas “Fichajes”, përforcimi i parë që do të bëjë Liverpool në merkaton e ardhshme, do të jetë në mbrojtje. Drejtuesit e klubit të kuq kanë piketuar danezin e Tottenham, Micky van de Ven, si përforcimin e duhur për mbrojtjen. 24-vjeçari mund të luajë si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i majtë, aktualisht mund të konsiderohet pa frikë si një nga më të mirët në botë në rolin e tij. Transferimi i Micky van de Ven pritet t’i kushtojë Liverpool-it rreth 100 milionë euro. Vetëm kjo shifër...
Burimi:
telesport.al