Liverpool gjen te Bayern mesfushorin që i mungon, oferta e parë është 40 milionë euro

Liverpool gjen te Bayern mesfushorin që i mungon, oferta e parë është 40 milionë euro

1 Mars 2026 22:22 Telesport Pavarësisht shpenzimeve afër 500 milionë euro në merkaton e verës së kaluar, Liverpool ka shfaqur jo pak probleme këtë sezon. Një nga repartet që ka çaluar shumë është mesfusha. Për këtë arsye, klubi i kuq ka menduar që tani për përforcimet që do të bëjë për këtë repart në merkaton e ardhshme. Objektivi kryesor është mesfushori austriak i Bayern, Konrad Laimer, i cili është nën kontratë me klubin bavarez deri në vitin 2027. Mediet austriake bëjnë me dije se oferta e parë e Liverpool ka qenë rreth 40 milionë euro, por është refuzuar nga Bayern, pasi klubi bavarez po mendon dhe po punon për një rinovim të ri me mesfushorin 28-vjeçar.