Liverpool gjen në Serie A mbrojtësin që i mungon, zbulimi i këtij sezoni. Oferta e parë 45 milionë euro

Liverpool gjen në Serie A mbrojtësin që i mungon, zbulimi i këtij sezoni. Oferta e parë 45 milionë euro

5 Prill 2026 18:33 Telesport Një nga repartet që ka zhgënjyer shumë këtë sezon te Liverpool është padyshim mbrojtja. Për këtë arsye, klubi i kuq po punon për të ndërhyrë gjatë merkatos së verës. “CaughtOffside” zbulon se Liverpool ka filluar “përgatitjet serioze” për të përfunduar nënshkrimin e Marco Palestra gjatë verës së ardhshme. 21-vjeçari i cili është nën pronësinë e Atalantës, po shkëlqen këtë sezon në Serie A me fanellën e Cagliari-t, duke zgjuar interesimin e disa klubeve të mëdha, mes tyre edhe Liverpool. Ideja e klubit anglez është që italiani të jetë si një opsion i menjëhershëm rotacioni ashtu edhe një zgjidhje e besueshme afatgjatë, duke ditur moshën e tij. Përveç cilësive mbrojtëse, Palestra ka rënë në sytë dhe për aftësitë sulmuese, gjë që...